Milani përballë Romës vetëm për fitore në “San Siro”

Publikuar më: 7/1/2023, ora 14:23
milan

Milani përballë Romës vetëm për fitore në “San Siro”

Publikuar më: 7/1/2023, ora 14:23

Milan-Roma do të jetë superndeshja e javës së 17 në Serie A. Me rezultatet e sfidave të fundit çdo llogari mbetet e hapur, Milani beson fort te mbrojtja e titullit kampion, ndërsa Roma kërkon të rikthehet për një vend në Champions League.

Dy skuadra me histori do të zbresin mbrëmjen e të dielës në “San Siro” me objektivin e vetëm për të fituar. Te kuqezinjtë pas fitores së fundit dhe ndalesës së Napolit përballë Interit, diferenca nga vendi i parë ngushtohet me 5 pikë dhe një hap fals për milanistët do ishte e pafalshme.

“Garën e kemi me veten. Nuk kam dyshime për ekipin tim, dua pikë sepse i kemi të gjitha aftesitë. Kishte shumë rëndësi të fitonim ndaj Salernitanës dhe tani duhet të fokusohemi më tej. Përballë kemi Romën një skuadër jo të lehtë dhe që ka treguar cilësi vitet e fundit. E ardhmja e Leaos? Nuk ka nevojë për këshillën time, sepse ai e di qe duhet të qëndrojë me ne. Ndihet mirë dhe këtu mund të rritet akoma më shumë. Rritet, ai profesionalisht, por dhe ne si skuadër. Duam të fitojmë akoma trofe”.

Edhe kryeqytetasit e Italisë kërkojnë që këtë sezon të jenë pse jo pretendentë për një vend në zonën Champions, ndonëse lufta do të jetë e fortë deri në javën e fundit.

“Në futboll gjithçka është e mundur. Kam besim tek djemtë e mi. Skuadra ka cilësi dhe motivim për të fituar në çdo ndeshje. Lajmet për të qenë në krye të kombëtares portugeze? Nuk më interesojnë, fokusi im është vetëm tek Roma. Supersfida Milan-Roma do të luhet këtë të diel në orën 20:45.