Recesion apo ngadalësim? “Basti” i sigurt: 2023-shi nuk do të jetë viti më i mirë financiar

Publikuar më: 7/1/2023, ora 13:58

Recesion apo ngadalësim? “Basti” i sigurt: 2023-shi nuk do të jetë viti më i mirë financiar

Publikuar më: 7/1/2023, ora 13:58

Nëse sot ka një gjë të sigurt, ajo është vetëm një: “2023-shi nuk do të jetë viti më i mirë”, të paktën në një drejtim, atë të ekonomisë. Në mos recesion do të “ngadalësim ekonomik”, ku rritja është thuajse zero. Kështu e vlerëson këtë vit të ri agjencia ndërkombëtare e vlerësimit financiar, “Moddy’s” në një raport analitik mbi ekonomitë botërore.

“Në pothuajse çdo skenar, ekonomia do të ketë një vit të vështirë përgjatë 2023. Por, inflacioni po bie me shpejtësi dhe bazat e ekonomisë janë të shëndosha. Me pak fat dhe me ndërmarrjen e masave të shpejta nga Fed, ekonomia mund ta shmangë rënien”, tha Mark Zandi, krye-ekonomisti i Moody’s.

Më herët, Fondi Monetar Ndërkombëtar, si dhe një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare paralajmëruan për “një prapaktheu” në ekonomitë ndërkombëtare si pasojë e inflacionit në rritje dhe luftës në Ukrainë. Por, institucionet shqiptare janë ndjeshëm më optimiste në këtë drejtim.

“Ne i qëndrojmë parashikimit të rritjes prej 2.6 % për vitin 2023, bazuar në treguesit e deritanishëm të ekonomisë dhe bazuar në treguesit e ekonomisë së huaj, e cila do të ndikojë ecurinë vendase edhe për periudhat në vijim”.

E teksa do duhet të pritet fundi i vitit për të kuptuar nëse do kemi ngadalësim ekonomik apo recesion, një gjë mund të thuhet që në këtë moment: Sipërmarrjet dhe sidomos qytetarët do të mbajnë barrën më të rëndë.