Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shkrumbohet servisi, digjen totalisht makinat brenda tij

Nga A2 CNN
7 Janar 2023, 17:25 | Kronikë
Shkrumbohet servisi, digjen totalisht makinat brenda tij

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e kësaj të shtune në një ofiçinë që shërbente për lyerje makinash. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Saver të Lushnjës, ku përmasat e zjarrit kanë qenë të mëdha.

Brenda në ofiçinë, kanë qenë një numër i konsiderueshëm automjetesh që ishin planifikuar për lyerje. Flakët kanë shkrumbuar gjithçka, duke shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm.

Deri më tani nuk dihen ende rrethanat në të cilat u shkaktua zjarri, ndërsa po punohet për shuarjen e tij dhe mospërhapjen e flakëve në banesat përreth.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani