Dalin pamjet nga suita në ndërtesën 99-katëshe ku Ronaldo jeton si mbret

Publikuar më: 8/1/2023, ora 15:02

Dalin pamjet nga suita në ndërtesën 99-katëshe ku Ronaldo jeton si mbret

Publikuar më: 8/1/2023, ora 15:02

Cristiano Ronaldo nuk ka humbur shumë kohë për t’u siguruar që ai dhe familja e tij të priten me të gjitha të mirat në shtëpinë e tyre të re, Arabinë Suadite.

Sulmuesi, transferimi i të cilit në Arabinë Saudite javën e kaluar e ka bërë super-milioner, po jeton në një vend të denjë për një mbret që i ofron atij pamjen më të mirë të kryeqytetit.

Ish-ylli i Manchester United , i cili ka nënshkruar për klubin Al-Nassr në Ligën Profesionale Saudite po qëndron në Kingdom Tower, një nga ndërtesat më të larta në vend.

Ai po qëndron në një nga suitat më të mira që Riadi mund të ofrojë në një nga 17 dhomat e zëna nga familja, miqtë dhe ekipi i tij i sigurisë.

Suita me përmasa gjigante, të cilën ai e ka rezervuar për një muaj, zë dy kate të ndërtesës 99-katëshe.

Kostoja e suitës së hotelit nuk është as e listuar në faqen e internetit të hotelit dhe duhet të rezervohet privatisht.

Megjithatë, suita më e vogël në kullë mund të rezervohet online dhe kostoja për një natë është 3,742 euro.

Vlerësohet se fatura e hotelit për Ronaldon dhe shoqëruesit e tij do t’i kalojë 283,505 eurot kur ai të largohet pasi të ketë gjetur një shtëpi ku do të jetojë me partneren e tij Georgina Rodríguez dhe pesë fëmijët e tyre.