Derbin kuqezi në Spanjë e fiton Uzuni, afron ekipin me kreun

Publikuar më: 8/1/2023, ora 17:23
uzuni 928x720

Derbin kuqezi në Spanjë e fiton Uzuni, afron ekipin me kreun

Publikuar më: 8/1/2023, ora 17:23

Derby shqiptar në La LIga 2 i shkon kuqeziut më në formë që ka tekniku i ri i Shqipërisë, braziliani Sylvinho.

Behet fjalë për beratasin Myrto Uzuni, që shënoi  penallti golin  e vetëm që i dhuroi ekipit të tij Granada një trepikësh të artë.

Penalltia u realizua të minutën 70, duke mposhtur kështu Kartagenën e cila kishte para ndeshjes të njëjtat pikë me Granadën, dhe ku në sulmin e saj ka si pikë referimi Armand Sadikun , autori i të vetmit gol në një fazë finale të europianit, në 2016.

Me golin e sotëm Uzuni arrin kuotën e 13 golave sezonalë, ku synimi për fitoren e këpucës së Artë si golashënuesi më i mirë e atij kampionati.