Humbjet e Kremlinit, Ukraina: Një tren me frigoriferë të mbushur me trupa u nis për në Rusi

Publikuar më: 8/1/2023, ora 11:12
Untitled Design 32 1280x720

Humbjet e Kremlinit, Ukraina: Një tren me frigoriferë të mbushur me trupa u nis për në Rusi

Publikuar më: 8/1/2023, ora 11:12

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulme në 16 vendbanime gjatës së shtunës, sipas asaj që njofton ushtria e vendit.

Në përditësimin ditor, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës bëri të ditur se vende si Soledar dhe Bakhmut u sulmuan nga forcat e Kremlinit.

Megjithatë, sipas asaj që thuhej në njoftim, pushtuesit rusë vijojnë të pësojnë humbje.

“Më pesë janar, 2023, një tren me frigoriferë të mbushur me trupa të pajetë nga radhët e ushtrisë ruse arriti nga Rostov-on-Don në Rajonin e Kemerovës në Rusi,” thuhej në njoftim.

Trupat e pajetë më pas thuhet të jenë dërguar në nëpër morgje të zonës.