Kaos në Brazil, mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro sulmojnë institucionet kryesore

Publikuar më: 8/1/2023, ora 21:48

Kaos në Brazil, mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro sulmojnë institucionet kryesore

Publikuar më: 8/1/2023, ora 21:48

Ditë tensioni në Brazil, ku mijëra protestues që mbështesin ish-presidentin Jair Bolsonaro kanë mësyrë në godinat kryesore të pushtetit të atij vendi, në një skenë që kujton së afërmi sulmin mbi Kapitolin në Uashington, në 6 janarin e vitit 2021.

Dinamikat janë të ndryshme. Mbështetësit e Bolsonaros kanë rrethuar godinat e Parlamentit, Gjykatës së Lartë dhe Presidencës me çadrat e tyre ku flenë prej 30 tetorit, kur ish-presidenti i djathtë u mund nga Luiz Inacio Lula, i cili rikthehej në atë post pas 12 vitesh mungesë, pjesë e të cilës kaluar në burg me akuzën e korrupsionit.

Presidenti Lula nuk ndodhet në asnjë nga godinat e pushtuara nga protestuesit, ndërkohë që rivali i tij Bolsonaro ndodhet sipas burimeve në Shtetet  e Bashkuara.

Sipas deklaratave të ministrit te Drejtësisë Falvio Dino, stafi që ndodhet në godinë po pret ndërhyrjen e forcave ajrore për t’u transportuar nga çatie e godinave, ndërkohë që në të gjithë zonën po shtohen forcat e armatosura.

Ndërhyrja e forcave speciale sipas mediave braziliane ka mundësua rimarrjen e kontrollit të Gjykatës së Lartë, por Parlamenti mbetet ende i pushtuar nga manifestuesit.