Largimi i Kim, PD i përgjigjet Xhaçkës: Përpjekje për të shpëtuar nga turpërimi. Berisha ka denoncuar korrupsionin

Publikuar më: 8/1/2023, ora 13:32
garo 1 1280x720

Largimi i Kim, PD i përgjigjet Xhaçkës: Përpjekje për të shpëtuar nga turpërimi. Berisha ka denoncuar korrupsionin

Publikuar më: 8/1/2023, ora 13:32

Një ditë pasi ministrja e Jashtme Olta Xhaçka shpjegoi për Twitter-in e Ministrisë që ajo drejton mbi mbarimin e mandatit të ambasadores amerikane dhe procedurat e zëvendësimit, ka ardhur edhe reagimi i selisë blu. Përmes zëdhënës Floriana Garo, PD deklaron se ishte përpjekje për ta shpëtuar nga turpërimi. Sipas saj “Xhaçka luajti budallain që mendonte të bënte budalla median dhe publikun”.

Garo thekson se i vetmi protagonizëm i Sali Berishës është denoncimi i korrupsionit të natyrave të ndryshme mes qeverisë dhe ambasadores Kim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA FLORIANA GARO

Ndrikull Olta e investimeve strategjike në punët e brendshme dhe Miss Xhaçka e punëve të jashtme janë bërë bashkë dje në një konferencë për shtyp, që në formulim i ngjante Bukrës së Portokallisë.

E pyetur mbi ‘shkarkimin’ online që i bëi Ministria e saj Ambasadores Amerikane, deri dje kanakare darkash të qeverisë më të korruptuar të Europës, Xhaçka luajti budallain që mendonte të bënte budalla median dhe publikun.

Ajo herë thoshte se ashtu e do puna, herë se nuk është puna ashtu apo se nuk është puna aty.

Kur lodhej nga arsyetimet pa arsye i kthehej frazës së dashur të Rilindjes: Fajin e ka Saliu.

Olta nuk do e kishte ‘shkarkuar’ Yurin, por e bëri nga frika se mos kryetari i opozitës e bënte para shefit të saj.

Pra ishte përpjekje për ta shpëtuar nga turpërimi dhe është më mirë kur të turpëron i joti.

E urdhëruar nga Rama për të diskredituar dhe kërcënuar ambasadoren, ministrja strategjike i gjen një rol protagonisti Berishës në gjellën e një dashurie të ftohur në të cilën kryetari i PD të vetmin protagonizëm ka denoncimin që herët të saj, si njeë akt kundër interesit publik.

Rënia nga sevdaja e Ramës me Kim dhe Kimit me shpurën e Ramës, nuk është problem i Berishës dhe opozitës, por vetëm parashikim i tyre.

Ashtu si denoncimi i kahershëm për avionë droge që socialistët i quanin mushkonja dhe ambasadoret i jepnin flete lavdërimi qeverisë për sukseset në luftën kundër drogës, edhe evidentimi i dhe denoncimi i korrupsionit të natyrave të ndryshme mes qeverisë dhe guvernatores nga Berisha e prodhoi krismën e vet në kohë. Në veçanti denoncimi i përdorimit me sukses të këtij korrupsioni për të mashtruar qeverinë e saj dhe ndëshkuar luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe ndihmuar qeverinë më të korruptuar të kontinentit.

Në këto ka gisht Sali Berisha, por jo tek statusi i ministres së jashtme që ishte fundi i kronikës së një dashurie të paralajmëruar.

Në gjuhen e Ambasadores

GONE WRONG!