Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Maya, ujku i parë arktik i klonuar sjell shkencën një hap pranë rikthimit të specieve të zhdukura

Nga A2 CNN
8 Janar 2023, 13:13 | Aktualitet

Kërkuesit kinezë kanë “sjellë në jetë” ujkun e parë të klonuar të Arktikut, një arritje kjo që mund të shmangë zhdukjen e specieve të tjera dhe të sigurojë biodiversitetin e planetit.

Shkencëtarët skocezë provuan në 1996 që ishte e mundur që të klonoje gjitarë duke përdorur një qelizë nga një gjitar i rritur. Ishte e mundur, por jo e lehtë. Delja Dolly ishte i vetmi klon i suksesshëm pas 277 përpjekjeve.

Klonimi vijon të jetë një proces sfidues edhe sot. Më pak se 25 kafshë janë mundur të klonohen deri më sot. Kjo është arsyeja se përse klonimi i specieve të reja cilësohet i rëndësishëm edhe pse kanë kaluar mbi 25 vite nga lindja e Dolly-t.

Maya 2.0

Udhëtimi drejt krijimit të ujkut të parë të klonuar të Arktikut filloi në vitin 2020, kur studiuesit në Sinogene Biotechnology në Pekin, u bashkuan me kërkues nga parku polar Harbin Polarland.

Duke përdorur qelizat e lëkurës të dhuruara nga Maya, një ujk arktik në Harbin Polarland, Sinogene krijoi 137 embrione duke përdorur vezët e qenve femra. Më pas ata transferuan 85 prej embrioneve në 7 qen beagle surrogatë.

Në korrik 2022, një nga ato qen lindi një ujk të shëndetshëm të klonuar Arktik, i quajtur gjithashtu Maya.

"Pas dy vitesh përpjekjesh të mundimshme, ujku arktik u klonua me sukses," tha Mi Jidong, menaxheri i përgjithshëm i Sinogene, në një konferencë shtypi në Pekin.

 “Është rasti i parë i këtij lloji në botë”.

Më 19 shtator, Maya mbushi 100 ditë dhe gëzon shëndet të plotë. Ajo aktualisht po jeton me nënën e saj në një laborator të Sinogene dhe do të zhvendoset përfundimisht në Harbin Polarland, ku mund t'i duhet të jetojë gjatë gjithë jetës së saj duke qenë se po rritet me qen dhe jo në kope ujqërish.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani