Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbi 400 mijë euro të fshehura në tubin e aspirimit, detaje të reja nga vjedhja e banesës në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Janar 2023, 11:51 | Kronikë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja nga vjedhja që nënë e bir kishin bërë në një banesë në “Rrugën e Kosovarëve”, ku gruaja kishte punuar si punonjëse mirëmbajtjeje.

Sipas policisë, nga banesa nuk ishin vjedhur vetëm 8 milionë lekë të rinj, por mbi 400 000 euro, që gruaja në bashkëpunim me djalin i kishin fshehur më pas në tubin e aspirimit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Rozeta Dobi dhe Havier Dobi, nisur nga dyshimet e krijuara mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve Rozeta Dobi dhe Havier Dobi (nënë e bir). Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, lexohet në njoftimin e policisë.

https://a2news.com/2023/01/07/vodhen-ne-nje-banese-miliona-leke-dhe-sende-me-vlere-mijera-euro-arrestohet-ish-punonjesja-e-mirembajtjes-dhe-i-biri/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani