Peleshi tregon se kur do ta përmbushë Shqipëria kushtin minimal të NATO-s

Publikuar më: 8/1/2023, ora 12:17
peleshi 1280x720

Peleshi tregon se kur do ta përmbushë Shqipëria kushtin minimal të NATO-s

Publikuar më: 8/1/2023, ora 12:17

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i pyetur nga A2 CNN se kur vendi ynë do e përmbushë normën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka quajtur kusht minimal, tha se ka një grafik të qartë për këtë.

“Shqipëria është e dalluar në këtë aspekt. Angazhimi për të arritur 2% të GDP-së buxhet mbrojtjeje, është për vitin 2024 dhe ka një grafik se si do të shkohet deri aty. Ne kemi ecur sipas atij grafiku, pak a shumë. Për vitin 2023, duhet të jemi 1,85% të GDP-së dhe jemi pak më tepër. Në vitin 2024, do të shkojmë në 2% të GDP-së pa dyshim”, tha Peleshi.

Në lidhje me tensionet në Kosovë, Peleshi theksoi: “Pushtimi rus në Ukrainë i ka tronditur të gjithë ekuilibrat dhe kur ka tronditje, vatra të fjetura nisin të aktivizohen. Ballkani Perëndimor mund të mos jetë vatra e parë potenciale e ndonjë konflikti pas Ukrainës, por e dyta apo e treta, po. Jemi një nga rajonet e kërcënueshëm. Shqipëria është e pakërcënueshme, por Ballkani Perëndimor ka 6 vende dhe 3 nga ata nuk janë anëtare të NATO-s”.