“Satelitët, jo luks po kursim,” Peleshi: Nuk do të mbyllen sytë para ndërtimeve pa leje e parcelave të kanabisit

Publikuar më: 8/1/2023, ora 12:11

“Satelitët, jo luks po kursim,” Peleshi: Nuk do të mbyllen sytë para ndërtimeve pa leje e parcelave të kanabisit

Publikuar më: 8/1/2023, ora 12:11

Ndër të tjera, satelitët Albania 1 dhe Albania 2 do të monitorojnë edhe ndërtimet pa leje apo edhe parcelat e kanabisit. Megjithatë, të dhënat e dy satelitëve do të përpunohen nga burime njerëzore.

Në konferencën e sotme për mediat, gjatë së cilës ministri Niko Peleshi po prezanton arritjet e Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2022, u pyet nga gazetarët se cila është garancia që faktori njerëzor të mos “mbyllë sytë” përballë rasteve specifike.

Peleshi theksoi se rastet kur individë të caktuar nuk e kryejnë detyrën shtetërore në mënyrë korrekte janë të pakta ndërsa theksoi se në të tilla raste, aplikohet ndëshkimi i merituar.

Sipas ministrit, satelitët janë luks, por përkundrazi kursim kohe dhe parash.

“Nuk ndaj të njëjtën mendim me ju. Që kur strukturat tona kanë informacion për veprimtari të paligjshme mbyllin sytë. Përkundrazi, ka shifra sesi është rritur eficenca, reagimi. Ka individë që detyrën shtetërore se bëjnë siç duhet dhe marrin ndëshkimin e mëritur. Ju siguroj që satelitët do të jenë një mjet i dobishëm për institucione si policia e shtetit. Do të ruhet një zonë e caktuar për një muaj rresht… softweret ndërtojnë time lapse, …erozioni, përmbytjet, shtratet e lumenjve.”

Ministri i Mbrojtjes theksoi se stafet në sektorët e IT-së në agjenci si ajo gjeo-hapësinore apo AKSHI e AKCESK-u, do të shtohen dhe do të jenë të mirëpaguar.