Seks simbolet e Hollivudit që po shkojnë drejt pleqërisë

Publikuar më: 8/1/2023, ora 12:21

Seks simbolet e Hollivudit që po shkojnë drejt pleqërisë

Publikuar më: 8/1/2023, ora 12:21

Koha duket se nuk po kalon për VIP-at që festojnë numra të rrumbullakët në vitin 2023, por karta e identitetit nuk u lë rrugëdalje. Më befasuesit janë gjashtëdhjetë vjeçarët e vitit 2023, Brad Pitt i mbush në 18 dhjetor, ndërkohë që më parë kolegu i tij Johnny Depp, mbush 60 vjeç më 9 qershor, i shoqëruar nga gjurmët e polemikave të procesit që e panë atë përballë ish-bashkëshortes së tij Amber Heard. Gjashtëdhjetë vjet mbush më 16 shkurt edhe aktori italian Claudio Amendola, Marco Giallini më 4 prill dhe Luca Laurenti më 29 prill.

Ndër 60-vjeçarët që nuk duan fare të dalin në pension janë Quentin Tarantino, i cili i mbush më 27 mars dhe për vitin 2023 do t’i përkushtohet një seriali televiziv në tetë episode ku do të jetë skenarist dhe regjisor. Po kështu edhe Sabina Guzzanti e cila do t’i festojë në teatër 60 vitet e saj më 25 korrik me “Kodrat e gjelbra të Afrikës”. Eros Ramazzotti, i cili do të bëhet gjysh do të mbushë 60 vjet më 28 tetor. Gjashtëdhjetë vjet në muzikë edhe për Biagio Antonacci, i cili do t’i festojë më 9 nëntor.

Ndër bukuroshet që mbushin gjysmë shekulli ose 50 vjet, janë Luisa Ranieri që i feston më 16 dhjetor, top modelja Eva Herzigova, e cila do të fryjë 50 qirinj më 10 mars si dhe shoqëruesja e saj në pasarelë Heidi Klum, e cila i bashkohet më 1 qershor. Rula Jebreal më 24 prill, Adriana Volpe më 31 maj dhe Geppi Cucciari më 18 gusht dhe Ilaria D’Amico më 30 gusht. Nga fundi i vitit është radha e Filippa Lagerback që feston 50 vitet e saj më 21 shtator, Ines Sastre më 21 nëntor dhe Paola Cortellesi më 24 nëntor. Ndër kolegët që do të arrijnë në vijën e finishit me to janë Alessandro Preziosi më 19 prill, Giorgio Pasotti më 22 qershor dhe Salvo Sottile më 31 janar.

Ndër shtatëdhjetëvjeçarët e vitit 2023, spikasin Simona Izzo më 22 prill, Pierce Brosnan më 16 maj, Ron më 13 gusht, Sergio Castellitto më 18 gusht, Nanni Moretti më 19 gusht; Eleonora Giorgi më 21 tetor; Lello Arena më 1 Nëntor. Mbyllin vitin duke festuar 70-vjetorin Kim Basinger më 8 dhjetor dhe John Malkovich më 9 dhjetor.