Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shuhet në moshën 18-vjeçare talenti i arteve marciale mikse

Nga A2 CNN
8 Janar 2023, 14:54 | Sporte të tjera

Victoria Lee, talenti i madh i arteve marciale mikse (MMA), ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare. Shkaqet e vdekjes së luftëtares së ONE Championship, e bija e kampionëve Angela Lee dhe Christian Lee, nuk janë bërë të ditura.

Ngjarja ka ndodhur në 26 dhjetor, por u bë e ditur vetëm të shtunën, nga motra e Victorias, me anë të një postimi në Instagram.

“Në 26 dhjetor 2022, familja jonë përjetoi diçka që nuk duhet ta përjetojë askush… Është shumë e vështirë që ta themi këtë… Victoria jonë u shua. Ajo kishte shpirtin më të bukur në botë. Ishte motra më e mirë në botë. Ishte vajza, mbesa dhe tezja më e mirë për Ava dhe Alia. Iku shumë shpejt dhe familja jonë është tronditur që nga ajo ditë. Na mungon shumë. Familja jonë kurrë nuk do të jetë si më parë. Jeta nuk do të jetë kurrë si më parë”, shkruan motra e Victorias në Instagram.

Lee, e cila ka pasur një bilanc prej 3 fitoresh dhe asnjë humbje si profesioniste në artet marciale mikse, ishte ndeshur për herë të fundit në shtator të vitit 2021, kundër Victoria Souza, dhe fitoi me KO teknik në raundin e dytë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë