Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Akuzohen se vodhën mijëra euro, nënë e bir lihen në burg, 49-vjeçarja me lot në sy para Gjykatës

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 11:25 | Kronikë

Kanë dalë sot para gjykatës, Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, të cilët akuzohen për vjedhjen e parave në banesën e një ish-zyrtareje të lartë shtetërore, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Siç shihet edhe nga video e siguruar nga A2 CNN brenda sallës së gjyqit, 49-vjeçarja Rozeta Dobi ka dalë e përlotur para trupës gjykuese, ndërsa i biri, Havieri, duket më i qetë.

Ndërkohë, A2 CNN ka siguruar edhe letrën që Havier Dobi i ka dërguar të atit, të cilit i kërkon që ta nxjerrë sa më parë që aty, pasi shprehet se i vjen të vrasë veten. Më tej, ai shton në letër se këtë gjë nuk do ia falë kurrë së ëmës.

Kujtojmë se, Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhjen e miliona lekëve dhe mijëra eurove në një shtëpi ku gruaja punonte si punonjëse mirëmbajtjeje.

Policia tha se ka sekuestruar mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Sipas policisë, nga banesa nuk ishin vjedhur vetëm 8 milionë lekë të rinj, por mbi 400 000 euro, që gruaja në bashkëpunim me djalin i kishin fshehur më pas në tubin e aspirimit.

https://a2news.com/2023/01/09/akuzohet-se-vodhi-qindra-mijera-euro-bashke-me-te-emen-pastruese-zbardhet-letra-e-havier-dobit-per-te-atin-me-vjen-te-vras-veten-mamit-sja-fal/

A2 CNN Livestream

Dita jonë