Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Analiza vjetore, ministrja Balluku: 2023-i, viti i gazifikimit të Shqipërisë, e nisim me Korçën

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 12:00 | Politikë
Analiza vjetore, ministrja Balluku: 2023-i, viti i gazifikimit të

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, teksa ka bërë analizën e vitit që sapo lamë pas dhe ka prezantuar disa nga arritjet e institucionit që ajo drejton.

Duke folur për investimet e kryera, ministrja Balluku tha se, ky vit ku sapo kemi hyrë do të hapë mundësi të reja investimi, në përpjekje për të ulur humbjet teknike, sikurse ishte përcaktuar më parë nga qeveria.

“Ky vit do të na japë mundësi për investime të reja, pasi do të arrijmë të ulim humbjet teknike ashtu sikurse i kishin përcaktuar. Kemi nisur një proces për kreditimin e një projekti të madh "Smart Meters" për kabinat elektrike.”

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

Ndërkohë, duke folur për investimet në vijim, Balluku përmendi edhe projektin e gazifikimit të Shqipërisë, ku i pari do të jetë ai i qytetit të Korçës, për shkak të klimës së favorshme, ndërsa më pas radhën do ta ketë Fieri e qytete të tjera.  

“Ne kemi projektin e gazifikimit të Shqipërisë. 2023-i do të jetë viti i realizimit të disa projekteve. I pari do të jetë gazifikimi i Korçës. I kërkojmë falje Fierit, por do të jetë pas Korçës, e cila për hir të së vërtetës ka klimë më të përshtatshme. Nëse do të ketë sukses do të vazhdojmë edhe me qytetet e tjera. Fieri është qyteti i dytë. Ky do të jetë një nga projektet me interesante për eficiencën energjetike.”

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli