“Anonymous” sulmojnë email-et e zyrtarëve serbë, provokimi për Vuçiç: Ku je kukulla e Putinit?

Publikuar më: 9/1/2023, ora 11:57
anonymous 1267x720

“Anonymous” sulmojnë email-et e zyrtarëve serbë, provokimi për Vuçiç: Ku je kukulla e Putinit?

Publikuar më: 9/1/2023, ora 11:57

Një llogari në rrjetin Twitter që mendohet se iu përket grupit të hakerave Anonymous pretendon se ka hakuar adresat e qindra zyrtarëve të lartë serbë.

Në postimin e fundit, hakerat i hakërrehen sërish presidentit Aleksandar Vuçiç, duke e cilësuar atë si një kukull të Vladimir Putin.

“Hej kukulla e Putinit, ku je? Me qentë, akoma?”, shkruhet në mesazhin e postuar në Twitter.

Grupi Anonymous nisi sulmet ndaj Serbisë në fund të dhjetorit, kohë kur Beogradi mbështeste barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.