Gjiknuri për kandidaturat: Do ketë rikonfirmime, figura të reja, disa korrigjime gabimesh

Publikuar më: 9/1/2023, ora 21:14

Gjiknuri për kandidaturat: Do ketë rikonfirmime, figura të reja, disa korrigjime gabimesh

Publikuar më: 9/1/2023, ora 21:14

Partia Socialiste po përgatitet prej kohësh për zgjedhjet lokale të 14 majit, siç pohon në ”Debat” vetë sekretari organizativ i kësaj partie, Damian Gjiknuri. Socialistët janë të sigurt për një numër të lartë  fitoresh të përgjithshme, ndërkohë që kuriozitet ka për emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie.

Po kur do të zyrtarizohen emrat e tyre ? “Normal që ka një deadline. Në kohën e duhur do t’i bëjmë me dije, patjetër që disa do të rikonfirmohen, por do të kemi edhe disa figura të reja, si dhe korrigjimin e ndonjë gabimi aty-këtu”, thotë Gjiknuri.  

Midis kandidaturave, Gjiknuri bën edhe disa emrave të përveçëm, si atë për kryetarin e bashkisë Elbasan, Gentian Llatja.  “Zoti Llatja është një kryetar që ka punuar shumë mirë në Elbasan, ka ditur të thithë fonde, vjen nga një familje të mirë dhe është një kandidat shumë i pranueshëm, pavarësisht që PD ka vendosur një nga figurat e saj më të larta, Luciano Boçin”, thotë socialisti,  i cili tregon për një skenar në atë qytet.

“Boçi nuk është një figurë e re. Berisha e ka dërguar për ta bunkerizuar Elbasanin, por gjerat kanë ndryshuar, bashkia sot është shumë më e madhe, e cila po rikthen traditën e saj industriale, boll të shihet se çfarë po ndodh në zonën e Metalurgjikut, aq sa kanë vështirësi të gjejnë krahë pune. Këto elementë qytetarët i shohin, pse dhe të votojnë për PD? Nuk është çështje programi, që të realizohet do të duhet mbështetja e qeverisë. Qytetarët e Elbasanit nuk e meritojnë bunkerizimin”, thotë ai.

Një kandidat tjetër i pohuar nga Gjiknuri është Benet Beci për Shkodrën. “Pavarësisht se nuk është zyrtarizuar, Benet Beci ka gjithë mundësitë të jetë kandidati kryesor. Është kandidat i mirë, e do Shkodrën, dhe Shkodra ka shansin historik që me Becin të ndryshojë edhe të gjithë trashëgimin që i ka dhënë PD ndër vite”, shton ai.