Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Më 14 maj me 45 bashki, ndoshta më shumë”, Gjiknuri: Nga sondazhet edhe PD e Alibeajt është faktor

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 20:51 | Politikë
“Më 14 maj me 45 bashki, ndoshta më shumë”, Gjiknuri:

Kryeministri Edi Rama e nisi ketë fillim viti me një mbledhje maratonë analize të qeverisë, vijoi me drejtuesit socialiste të qarqeve për objektivin e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i PS, nuk është dakord me termin “analizë”, që i është atashuar atij takimi të tejzgjatur. “Nuk ishte analizë ishte një shkëmbim idesh dhe përgatitje strategjie, ku e gjithë kryesia e PS diskutoi mbi analizën dhe përcaktimin e strategjisë elektorale për 14 majin. Është diçka që PS e ka filluar prej kohësh”, thotë ai në “Debat”.  

Sondazhet ishin pjesë e kësaj mbledhje “Edhe nga sondazhet, PS duket shumë e avantazhuar me shumë sesa çfarë prisnim dy-tre muaj më parë. PS nuk mund të bjerë nën 40 bashki, por në këto kushte ai prag nuk diskutohet, nga të dhënat që kemi besojnë se do të kemi 45 bashki, pse jo edhe një numër më i lartë. Garë më e fortë do të jetë në 15 bashki, duke parë edhe traditën e forcave politike, por fitorja jonë në këto zgjedhje është e padiskutueshme”.

Analisti Aleksandër Çipa si ftuar po ashtu në Debat, e sheh disi ndryshëm. “Do ta konsideroja realizëm 40 bashkitë, dhe hiperbolë nëse do të pretendohej më shumë se 45”, është mendimi i tij.  

Po nga i nxjerr Gjiknuri këto shifra? “Flas bazuar në traditën elektorale, ka disa zona ku socialistët kanë një shumicë të konsoliduar prej shume vitesh, por edhe nga vakumi i lënë nga opozita. Gjithçka mund të ndodhë edhe aty, por vetëm kur ka një rënie të madhe të besimit nga qeveria”.

Sekretari i PS futet madje edhe në sondazhet për opozitën. “Opozita nuk është  e konsoliduar është e përçarë, ka shumë mundësi që të dalë me dy kandidate, ku PD zyrtare e Alibeajt po punon për t’u paraqitur me kandidatë, dhe nga disa sondazhe ata dalin me disa përqind, dhe janë faktor elektoral. Ndërkohë, PD-ja reale e Berishës ka një tkurrje, dhe faktori Ilir Meta ka një ulje”, thotë Gjiknuri.  

https://a2news.com/2023/01/09/gjiknuri-ps-ka-nevoje-te-konsolidohet-nga-pikepamja-administrative-dhe-politikeberese/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani