“Nuçja ime bëj durim. Më prit 2 muaj se do dal, të dua”, zbardhet letra e Havier Dobit për të dashurën nga qelia

Publikuar më: 9/1/2023, ora 12:41
Untitled collage 7 1280x720

“Nuçja ime bëj durim. Më prit 2 muaj se do dal, të dua”, zbardhet letra e Havier Dobit për të dashurën nga qelia

Publikuar më: 9/1/2023, ora 12:41

Havier Dobi, i riu, i cili së bashku me të ëmën, akuzohen se kanë vjedhur mijëra euro në banesën e një ish-zyrtareje të lartë në Tiranë, ka shkruar një letër jo vetëm për të atin, por edhe për të dashurën e tij.

Në letrën e siguruar nga A2CNN, 23-vjeçari i ka kërkuar të dashurës së tij, që e etiketon si “nuçja”, që të bëhej durim se maksimumi do rrijë në burg 2 muaj dhe më pas do të dalë i lirë.

Rozeta Dobi dhe djali i saj akuzohen se kanë vjedhur shuma të mëdha parash dhe bizhuteri, me vlerë deri në 120 mijë euro në banesën e ish-zyrtares, ndërsa kjo e fundit e kishte denoncuar ngjarjen në polici më 15 dhjetor.

Dje sanitares iu gjetën të fshehura në tubin e aspirimit në banesë dhe mbi 400 mijë euro. Rozeta Dobi dhe djali kishin ndërtuar një skenë të mirëfilltë dhe grabisnin banesat ku ajo punonte si pastruese, ndërsa ndaj saj thuhet se ka pasur 5 denoncime.