Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Studimi: Pirja e pijeve energjike shkakton rënien e flokëve te meshkujt

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 15:37 | Aktualitet
Studimi: Pirja e pijeve energjike shkakton rënien e flokëve te

Humbja e flokëve mund të jetë pasojë e një sërë faktorësh. Ndonjëherë është thjesht gjenetike, kështu që mjafton që të keni parasysh babain apo burra të tjerë në familje.

Por, shkak për humbjen e flokëve mund të bëhet edhe mënyra e jetesës. Ka edhe faktorë të tjerë në lojë, si mosha, stresi, ankthi, higjiena e gjumit, si dhe dieta.

Dhe, shkencëtarët kanë pohuar së fundmi se ekziston po ashtu një lidhje mes pijeve me sheqer, përfshirë pijet energjike, dhe përshpejtimit të rënies së flokëve te meshkujt.

Gjetjet në fjalë u botuan në një revistë të quajtur Nutrients dhe detajojnë një studim të kryer nga shkencëtarët kinezë tek mbi 1000 burra.

Ekspertët nga Universiteti Tsinghua në Pekin zbuluan se ata që pinë sasi të mëdha pijesh energjike, si dhe pije të gazuara, pije sportive, madje edhe çaj e kafe të ëmbël, janë në rrezik më të madh të vuajnë nga rënia e flokëve.

Burrave të përfshirë në studim iu kërkua të konsumonin nga një deri në tre litra pije çdo javë, përpara se të vlerësonin se çfarë u ndodhi.

Në fund, ata vunë re se meshkujt që konsumonin më shumë se një pije të ëmbël çdo ditë ishin në një rrezik 42 për qind më të madh për të pasur rënie të flokëve, krahasuar me burrat e tjerë që nuk pinin asnjë nga pijet e lartpërmendura.

Burrat që pranuan se kishin rënie të flokëve thanë gjithashtu se konsumonin mesatarisht 12 pije me sheqer në javë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani