Hugo Lloris, pas më shumë se 14 vitesh me Francën, ka vendosur të tërhiqet nga përfaqësuesja.
36-vjeçari, i cili ka fituar Kupën e Botës në vitin 2018 si kapiten dhe doli nënkampion në vitin 2022, ka luajtur me “Gjelat” 145 ndeshje, duke vendosur rekord.
“Vjen një moment kur secili duhet ta kuptojë kur duhet të hapë krahun. E kam thënë gjithnjë se kombëtarja nuk i përket askujt dhe dua ta bëj të qartë këtë, dua të jap shembullin. Mendoj se skuadra është gati të vijojë rrugëtimin e saj dhe aty është një portier që është gati të marrë trashëgiminë, Mike Maignan”, shkroi Lloris në rrjetet sociale.
Hugo Lloris, gjatë Botërorit të fundit, theu edhe rekordin e Manuel Neuer, si portieri me më shumë ndeshje në Botëror. Në finalen ndaj Argjentinës, francezi luajti ndeshjen e tij të 20 në Kupën e Botës, duke lënë pas Neuer me 19. (A2 Televizion)