Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vrau foshnjën, gjykata jep masën për 32-vjeçaren

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 12:03 | Kronikë
Vrau foshnjën, gjykata jep masën për 32-vjeçaren

Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Orjana Gremin, 32-vjeçaren që ka vrarë foshnjën e saj.

Në seancën gjyqësore, 32-vjeçarja zgjodhi të mos flasë, ndërsa avokatja e saj kërkoi ndryshimin e veprës penale nga vrasje në rrethana të tjera cilësuese, në vrasje e të miturve.

Kërkesa u refuzua nga gjykatësi, i cili la në fuqi kërkesën e prokurorisë dhe cilësimin e veprës penale. Gjithashtu, 32-vjeçarja do i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik të Orjana Gremi.

32-vjeçarja Orjana Gremi është mbrojtur në seancën gjyqësore nga avokatja Bruna Pepa, e caktuar kryesisht nga gjykata.

A2 CNN Livestream

Dita jonë