150 vende të lira pune, rroga mbi 100 mijë euro në vit, por temperaturat janë nën 50 gradë celsius

Publikuar më: 10/1/2023, ora 13:47

150 vende të lira pune, rroga mbi 100 mijë euro në vit, por temperaturat janë nën 50 gradë celsius

Publikuar më: 10/1/2023, ora 13:47

Për australianët aventurierë është hapur një thirrje urgjente për forcë punëtore në bazën që vendi ka në Antarktidë. Për ata që mund ta durojnë të ftohtin në kontinentin e akullt, pagat janë premtuese.

Programi Australian në Antarktidë ka më shumë se 150 pozicione të lira pune me kontrata që zgjasin deri në 12 muaj.

Shef kuzhine, punonjës furnizimi, drejtues stacionesh, elektricistë, marangozë dhe oficerë të teknologjisë së informacionit janë ndër 32 rolet e ndryshme që ofrohen në stacionet kërkimore Davis, Mawson dhe Casey.

Përpos pagës bazë, personat që do të punësohen në Antarktidë do të marrin një shtesë prej 65,341 dollarësh në vit për dietat.

Për shembull, një marangoz ka një pagë bazë deri në 79,801 dollarë në vit, plus shtesën prej 65,341 dollarë në vit. Po kaq e ka pagën bazë edhe një kuzhinier, 79,801 dollarë në vit, plus shtesën prej 65,341 dollarësh.

Akomodimi dhe ushqimi janë falas por temperaturat mund të shkojnë deri në -57C në muajt më të ftohtë.