Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

"A është vjedhur Mona Lisa?" Turistët publikojnë videon e dyshimtë nga Muzeu i Luvrit

Nga A2 CNN
10 Janar 2023, 13:59 | Aktualitet

Frika se piktura më e famshme në botë ishte vjedhur nga shtëpia e saj në muzeun e artit të Luvrit u ndez pasi një turist postoi një video në TikTok. Në të shihen furgonë të sigurisë dhe makinave të policisë që ndriçojnë qytetin - afër Harkut të Triumfit, ndërsa janë ndezur zërat se kryevepra e Leonardo da Vinçit ka rënë pre e një grabitjeje spektakolare.

https://www.tiktok.com/@narvanator/video/7185991220286541062?embed_source=121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_card_play&is_from_webapp=v1&item_id=7185991220286541062&refer=embed&referer_url=www.dailymail.co.uk%2Ffemail%2Farticle-11618233%2FHas-Mona-Lisa-stolen-Paris-tourists-TikTok-video-sparks-panic.html&referer_video_id=7185991220286541062

Vetë Muzeu i Luvrit ka reaguar duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë dhe se piktura është e sigurt, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk janë të bindur për këtë gjë dhe nuk u duket e çuditshme që ajo të zhduket.

Piktura mbetet bileta e nxehtë në Muzeun e Luvrit të qytetit dhe ruhet nga afër në çdo kohë. Piktura misterioze e Leonardo da Vinçit e Lisa del Giocondo, gruaja e një tregtari mëndafshi fiorentin, sheh mijëra turistë që dynden në galeri për ta parë atë nga afër.

Piktura fillimisht u ble nga Mbreti Francois I në fillim të shekullit të 16-të - për ekuivalentin e 12 tonë argjendi të pastër - dhe u var në banjën e tij.

Nëse lajmi është i vërtetë, kjo nuk do të ishte hera e parë që kjo kryevepër vidhet, pasi kujtojmë se në vitin e largët 1911, Luvri dështoi në siguri dhe një hajdut mundi ta hiqte Mona Lizën nga muri dhe të largohej me të, por që u zbulua disa kohë më vonë i fshehur në një garazh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë