Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Alibeaj përjashton zyrtarisht nga grupi parlamentar Shehun, Bylykbashin, Këlliçin dhe Shehajn

Nga A2 CNN
10 Janar 2023, 16:48 | Politikë
Alibeaj përjashton zyrtarisht nga grupi parlamentar Shehun, Bylykbashin,

Nga nesër Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk do të jenë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ky njoftim ka ardhur nga zyra e shtypit e kreut të grupit demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili i referohet përfundimit të afatit 1- vjeçar të dhënë ndaj tyre, për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike. Sipas njoftimit, vendimi erdhi në mungesë të distancimit të këtyre akteve.

Kjo vjen pasi deputeti i PD Ervin Salianji ka nisur takimet me kolegë të tij për të gjetur mënyra e tentativa të tjera për bashkimin e PD. Një nga mënyrat për të bashkuar grupin parlamentar të PD që Salianji po e diskuton me deputetët është zëvendësimi i kreut të grupit Enkelejd Alibeaj.

Njoftimi i zyrës së shtypit të Enkelejd Alibeaj

Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjeçar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar. Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023.

https://a2news.com/2023/01/10/tentativat-per-bashkimin-e-pd-salianji-takime-per-te-marre-kryesimin-e-grupit-parlamentar/
https://a2news.com/2023/01/01/si-do-te-jete-2023-shi-i-pd-te-ndare-drejt-zgjedhjeve-mes-demokrateve-ka-ende-shprese-per-bashkim/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani