Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Apeli jep vendimin për Andrew Tate

Nga A2 CNN
10 Janar 2023, 21:25 | Showbiz

Apeli nuk e ka ndryshuar masën për Andrew Tate, i cili do të qëndrojë në burg, në Rumani.

Tate është vendosur në një prej burgjeve kryesore të vendit, në Bukuresht, ku rregullorja dikton vetëm një orë në ditë ajrosje, ndërsa pjesa tjetër e kohës kalohet brenda në qeli. Andreë, bashkë me vëllanë e tij, akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore dhe përdhunim. Sipas autoriteteve rumune, në vilën e tyre luksoze në periferi të Bukureshtit mbaheshin 6 vajza, të cilat detyroheshin të xhironin video pornografike.

Tate u bë i famshëm në vitin 2016, kur u përjashtua nga Big Brother në Britaninë e Madhe pasi nisi të qarkullonte në rrjet një video ku ai shihej teksa godiste një grua me kamxhik. Në atë kohë ai tha se video ishte manipulim i bërë për ta diskretituar.

Por, prej asaj kohe, 36-vjeçari ish-kampion bote në kikboks ka shtuar ndjeshëm ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Në Tëitter, ku llogaria e tij është aktive, ka 3,5 milionë ndjekës. Ndërsa llogaritë e tij në Facebook, YouTube, Instagram dhe TikTok janë bllokuar për shkak të mesazheve që ai përcillte në to.

I lindur në Çikago, Tate është djali i një amerikani që ka punuar në Britaninë e Madhe si pjesë e Forcave Ajrore dhe që gjithashtu ishte një kampion shahu. Prindërit e tij u takuan në Mbretërinë e Bashkuar e më pas u transferuan në SHBA, ku Tate u rrit derisa prindërit e tij u ndanë. Më pas ai u transferua në Luton të Anglisë, ku jetoi me të ëmën.

Të dy vëllezërit pretendojnë se kur ishin të rinj kanë përjetuar varfërinë. Në disa intervista ata thonë se shkonin nëpër fast-food-e për të marrë ushqimet që njerëzit linin në tavolina.

Në TikTok, videot me hashtag #AndrewTate kanë më shumë se 12,7 miliardë shikime. Në këto video përfshihen edhe ato ku kritikohet influenceri dhe stili i tij i jetës. Në intervistat që ai realizon në rrjetet sociale i përshkruan gratë si “përtace” dhe gjithashtu pretendon se “femra e pavarur” nuk ekziston.

Ai e përshkruan veten si “milioner i realizuar vetë” e madje në një intervistë të fundit pretendon se tashmë është bërë miliarder. Biznesi më fitimprurës sipas tij është ai i “webcam”, ku vajzat flasin dhe performojnë para njerëzve që qëndrojnë nga ana tjetër e ekranit dhe paguajnë për të parë.

“Kisha 75 gra që punonin për mua në katër banesa dhe fitoja 600 mijë dollarë”, ka thënë Tate në një intervistë. “Detyra ime është të takohem me një vajzë, të dalim disa herë, të fle me të, ta testoj nëse ka cilësi, ta bëj që të bie në dashuri me mua dhe të bëjë gjithçka për mua, në këtë mënyrë e nxjerr në kamera në mënyrë që të pasurohemi bashkë”, shkruante ai në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

https://a2news.com/2022/12/30/influenceri-milioner-do-te-kaloje-vitin-e-ri-ne-qeli/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani