Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ky është ishulli ku gjarpërinjtë po marrin përmasa të frikshme

Nga A2 CNN
10 Janar 2023, 15:43 | Bota

Një ishull i vogël në brigjet e Tasmanisë është pushtuar nga gjarpërinjtë tigër të cilët kanë pësuar një mutacion duke u rritur në dyfishin e madhësisë së të ngjashmëve të tyre australianë.

Ishulli Mount Chappell, i njohur gjithashtu si Hummocky që ndodhet në ngushticën Bass, thuhet se është shtëpia e gjarpërinjve tigër më të mëdhenj dhe më helmues të Australisë. Këta të fundit gjuajnë zogj dhe e kanë “zaptuar” ishullin.

Gjarpërinjtë gjigantë janë dy herë më të mëdhenj se të afërmit e tyre në kontinent dhe tasmanianët shpesh tregojnë “histori mitike” rreth takimeve me zvarranikët gjigantë.

Zvarranikët mund t’i gjesh kudo në ishull, por më së shumti qendrojnë në atë që quhet Lugina e Gjarpërinjve. Kjo luginë është e mbushur me një lloj zogu bishtshkurtër që gjuhet, ushqimi i tyre i preferuar.

Gjarpërinjtë tigër kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre në strofulla, duke u ushqyer me zogj të vegjël përpara se të bien në letargji me kafshët me gjak të ngrohtë gjatë dimrit për të qëndruar ngrohtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë