Rama mbledh liderët shqiptarë në Tiranë, mungon vetëm Lëvizja Besa

Publikuar më: 10/1/2023, ora 22:32
324555723 560354519297857 1125746460468486874 n

Rama mbledh liderët shqiptarë në Tiranë, mungon vetëm Lëvizja Besa

Publikuar më: 10/1/2023, ora 22:32

Takimi i thirrur nga kryeministri Rama me krerët e partive politike të Maqedonisë së Veriu nisi prej orës 19:00.

Ishte kreu i qeverisë që mbërriti i pari në Vilën Qeveritare për të pritur Ali Ahmetin e BDI, Menduh Thaçin e PDSH-së, Arben Taravarin e Aleancës dhe Afrim Gashin e Alternativës. I fundit që mbërriti në takim ishte pikërisht kreu i BDI, Ali Ahmeti.

Në takimin e thirrur mungoi Bilal Kasami i Lëvizjes Besa. 

GËZUAR🥂QOFTË NJË VIT I MBARË PËR SHQIPTARËT KUDO KU JANË❤️ #VëllazëriShqiptare🇦🇱#AlbanianBrotherhood🇪🇺

Posted by Edi Rama on Tuesday, January 10, 2023

Kryeministri Edi Rama postoi thjesht një fotografi në tavolinë me liderët shqiptarë, duke uruar “një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë”.

Zyra e informacionit në Kryeministri ndërkohë ka zgjedhur të jetë e rezervuar me informacionet lidhur me arsyen dhe tematikat e diskutimit.