Takimi i shqiptarëve në Tiranë, mediat në RMV jehonë bojkotimit nga lëvizja Besa

Publikuar më: 10/1/2023, ora 13:23
MB MEDIAT RMV TAKIMI frame 1469 1280x720

Takimi i shqiptarëve në Tiranë, mediat në RMV jehonë bojkotimit nga lëvizja Besa

Publikuar më: 10/1/2023, ora 13:23

Mediat në Shkup pasqyrojnë me shumë vëmendje takimin e thirrur në Tiranë nga kryeministri Edi Rama me krerët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Agjencia publike e lajmeve, MIA, raporton thirrjen e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, që të mos krijohet ndonjë lloj konspiracioni pasi është një takim për vitin e ri, në të cilin do të shkëmbehen mendime për çështje aktuale në rajon.

Vëmendje të veçantë iu kushtua bojkotimit nga Lëvizja Besa. Lajmi i agjencisë MIA, që është publikuar edhe në media të tjera si Sitel, Kanal 5 dhe Nova Makedonija dhe shumë të tjera, përcjell akuzën e një deputeti të Lëvizjes Besa se nga takimi i Tiranës përfiton BDI, pasi kërkon të tejkalojë krizën brenda partisë.

Në shkrim flitet dhe për takimet e shkuara mes kryeministrit Rama dhe partive shqiptare, si ai i dhjetorit të 2016-s, nga i cili doli deklarata e përbashkët e të gjitha partive për ruajtjen e interesave të shqiptarëve.

Në të parashikohej “barazi e plotë gjuhësore”, duke përfshirë statusin e gjuhës shqipe në Kushtetutë dhe debat gjithëpërfshirës për flamurin kombëtar, himnin dhe stemën.