Tirana fiton derbin me Partizanin, Lushkja vishet bardheblu

Publikuar më: 10/1/2023, ora 15:40
LUSHKJA TE TIRANA 1280x720

Tirana fiton derbin me Partizanin, Lushkja vishet bardheblu

Publikuar më: 10/1/2023, ora 15:40

Tirana realizon një prej goditjeve më të mëdha të merkatos së janarit. Bardheblutë siguruan shërbimet e Regi Lushkjas.

Mesfushori me tipare sulmuese i’u bashkua 26-herë kampionëve të Shqipërisë, që fituan derbin me Partizanin.

Në këtë mënyrë, 23-vjeçari Lushkja kthehet në kampionatin shqiptar vetëm një vit pas transferimit te moldavët e Sherif Tiraspol. Një afrim cilësor për Tiranën, që tani do ta sfidojë Partizanin edhe në fushë, në garën dyshe drejt titullit kampion.