
Anonymous vijon sulmet e web-faqeve serbe, 40 të mbyllura në 72 orët e fundit
Anonymous dhe grupe të tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ndaj uebfaqeve të qeverisë serbe.
Sipas një njoftimi në Twitter, sulmet janë duke u bërë në “shkallë të plotë” si pjesë e fushatës #OpSerbia.
Sipas Twitt-it të fundit të Anonymous, më shumë se 40 web-faqe serbe janë hequr nga interneti në 72 orët e fundit, shkruan KosovaPress.
“JUST IN: Kolektivi #Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike në shkallë të plotë në faqet e internetit të qeverisë serbe, si pjesë e fushatës #OpSerbia. Më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr në 72 orët e fundit.”
Postimi i Anonymous në Twitter