Dhuna në Brazil, urdhërohet arrestimi i ish-kreut të policisë

Publikuar më: 11/1/2023, ora 07:36
Bolsonaro rally GettyImages 1231716735 1080x720

Dhuna në Brazil, urdhërohet arrestimi i ish-kreut të policisë

Publikuar më: 11/1/2023, ora 07:36

Një anëtar i Gjykatës së Lartë në Brazil ka urdhëruar arrestimin e ish-komandantit të policisë ushtarake në distriktin federal të Brazilias, Fabio Augusto Vieira.

Ish-zyrtari i lartë dyshohet se kishte drejtimin e trupës të dielën, kur mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro mësynë në ndërtesat e Parlamentit, Gjykatës së Lartë dhe të qeverisë.

Menjëherë pas këtyre ngjarjeve të dhunshme, Fabio Augusto Vieira u lirua nga detyra për shpërdorim detyre.

Dhuna e së dielës u konsiderua e papranueshme nga autoritetet vendase dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar që e dënuan atë dhe kërkuan vënien e personave përgjegjës përpara drejtësisë.

Deri në këto momente, janë arrestuar të paktën 1500 persona, ndërkohë që sipas mediave braziliane janë bllokuar dhe asetet bankare të ish-presidentit Bolsonaro, i cili ndodhet në një spital të Floridas për probleme me shpinën.