Inflacioni kërcënon normat e interesit, Sejko: Më shumë koordinim mes politikave monetare me ato fiskale

Publikuar më: 11/1/2023, ora 15:10
MB SEJKO PER POLITIKEN FISKALE frame 699 1280x720

Inflacioni kërcënon normat e interesit, Sejko: Më shumë koordinim mes politikave monetare me ato fiskale

Publikuar më: 11/1/2023, ora 15:10

“Koordinim mes politikave monetare me ato fiskale”. Ishte kjo thirrja e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko  drejtuar qeverisë dhe institucioneve të tjera shqiptare nga forumi për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga “Euromoney”.

Gent Sejko kërkoi më shumë gjithëpërfshirje në “luftën” ndaj inflacionit që po detyron rritjen e normës bazë të interesit. Sejko kërkoi politika fiskale të cilat të mund të ruajnë ekuilibrat mes shtrenjtimit të jetesës dhe të ardhurave të shqiptarëve.