Irani dënon qytetarin belg me 40 vite burg

Publikuar më: 11/1/2023, ora 07:51
180212920 5b4c0e30 57d9 427a b01c 3ac231e38854 1

Irani dënon qytetarin belg me 40 vite burg

Publikuar më: 11/1/2023, ora 07:51

Autoritetet në Iran kanë dënuar me 40 vite burg dhe 74 fshikullima me kamxhik qytetarin belg, Olivier Vandecasteele.

I arrestuar në shkurt të vitit të kaluar, Vandecasteele u shpall fajtor për spiunazh dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrim parash dhe kontrabandë.

Vandecasteele prej më shumë se 6 vitesh punonte në një nga organizatat më të mëdha humanitare në Iran.

Kohët e fundit, autoritetet në Iran po japin një sërë dënimesh të rënda për personat që kanë marrë pjesë në protestat kundër qeverisë.

Vetëm në javën e kaluar dy kampionë sportesh u ekzekutuan, ndërkohë që u dënuan me vdekje dhe tre të rinj të tjerë.

Irani, prej muajsh tashmë është përfshirë nga protesta të dhunshme, pas vrasjes së një të reje nga policia e moralit, pasi nuk kishte vendosur si duhet velin islamik.