Këlliçi: Alibeaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar demokrat

Publikuar më: 11/1/2023, ora 21:48
kellici3 1280x720

Këlliçi: Alibeaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar demokrat

Publikuar më: 11/1/2023, ora 21:48

Belind Këlliçi, deputet i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryetar bashkie i Tiranës, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh i sigurt se “Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar demokrat”.

“Unë dhe Salianji nuk kemi qenë miqtë më të mirë me njëri-tjetrin, por kemi vazhduar rrugën tonë në PD dhe për hir të bashkimit të demokratëve, kam votuar për zotin Salianji si kreun e ri të grupit parlamentar. Unë betejën politike e kam vetëm me Edi Ramën dhe Erjon Veliajn, jo me Enkelejd Alibeajn. Jam i sigurt se Alibeaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar demokrat”, deklaroi Këlliçi.

“Besoj se do ta zëvendësojë zoti Salianji, por e rëndësishme është që deputetët të zgjedhin kë të duan. Kushdo që bën 50%+1 të votave, le të bëhet. 27 deputetëve i takon që ta zgjedhin”, shtoi Këlliçi.