Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kupa e Italisë, Parma dorëzohet në shtesë, Inter çerekfinalisti i parë

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 07:04 | Futboll
Kupa e Italisë, Parma dorëzohet në shtesë, Inter

Inter u kualifikua mes vuajtjesh në çerekfinale të Kupës së Italisë teksa mposhti 2-1 Parmën. Zikaltërve ju deshën 120 minuta për të përmbysur rezultatin pasi koha e rregullt përfundoi me shifrat 1-1.

Skuadra e Inzaghit e pa veten në disavantazh që në minutën e 38-të, kur Juriç goditi bukur nga jashtë zone dhe mposhti gardianin Onana.

Kaq mjaftoi për në pjesën e parë. Edhe në fraksionin e dytë, zikaltrit e kishin të vështirë të reagonin. Goli i barazimit erdhi vetëm dy minuta nga fundi kur Lautaro Martinez goditi bukur dhe dërgoi duelin në shtesë.

Aty Inter provoi disa herë për golin veçanërisht me Dzeko, por Buffon tregoi eksperiencën e tij dhe mbajti në lojë skuadrën.

Përmbysja e madhe erdhi vetëm në minutën 110, me Acerbi, që goditi me kokë në hyrje të zonës dhe shpërtheu festën në San Siro. Kaq mjaftoi që Inter të siguronte një biletë për në çerekfinale të Kupës.

Aty zikaltrit do të presin fituesin e ndeshjes Atalanta-Spezia për të kuptuar kundërshtarin e tyre. Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, qëndroi në fushë 120 minuta. Ekspertët e futbollit e vlerësuan atë si një nga më të mirët në fushë, duke i dhënë në fund notën 8.

A2 CNN Livestream

Dita jonë