“LSDM-BDI nuk shpëtojnë nga humbja”, VMRO-DPMNE pyet Kovaçevskin: Po pret ujdi të dëmshme nga Tirana?

Publikuar më: 11/1/2023, ora 16:34
MB VMRO TIRANA frame 33 1280x720

“LSDM-BDI nuk shpëtojnë nga humbja”, VMRO-DPMNE pyet Kovaçevskin: Po pret ujdi të dëmshme nga Tirana?

Publikuar më: 11/1/2023, ora 16:34

Opozita në Maqedoninë e Veriut vijon kundërshtitë e forta për takimin e liderëve të partive shqiptare në Tiranë, me një gjuhë të qartë kundër të drejtave të shqiptarëve në vendin fqinj.

“LSDM dhe Kovaçevski duhet të përgjigjen nëse do të marrin sërish marrëveshje të dëmshme nga takimi në Tiranë, të cilat do t’i pranojnë pa diskutim për të shpëtuar karrierën e tyre”, shkruhet në një reagim të VMRO-DPMNE-së. Kjo forcë politike më tej vijon duke pretenduar se konsultimet e thirrura nga kryeministri Rama, ishin një kërkesë e kreut të qeverisë së Shkupit për të shpëtuar mandatin e tij. “As takimet dhe as zbatimi i agjendave të të tjerëve nuk do ta shpëtojnë Dimitar Kovaçevskin dhe as LSDM-në nga humbja katastrofike në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Më tej përsëritet fraza se “çështjet shtetërore dhe interesat kombëtare, si dhe vendimet për shtetin duhet të merren në Maqedoni të Veriut dhe në kuvend”.