Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Manja bën analizën e punës për vitin 2022: Prioritet përmbyllja me sukses e Vetingut dhe zbatimi i mëtejshëm i Hartës Gjyqësore

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 12:17 | Politikë
Manja bën analizën e punës për vitin 2022: Prioritet

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, përkrah ministrit të Punëve të Brendshme, Blendi Çuçi, ku kanë bërë analizën e punës së dikastereve që ata drejtojnë për vitin që sapo lamë pas.

Sipas Manjës, një nga arritjes kryesore të Ministrisë së Drejtësisë ishte miratimi i Hartës së re Gjyqësore, ndërsa prioritet, sipas tij, mbetet zbatimi i mëtejshëm i saj gjatë këtij viti ku sapo kemi hyrë.

Një tjetër çështje me rëndësi, sipas Manjës, është edhe procesi i Vetingut dhe përmbyllja e tij me sukses.

Po ashtu, Manja përmendi edhe rritjen e kuotave të kandidatëve për në Shkollën e Magjistraturës.

Prioritet tjetër i rëndësisshëm për vitin 2023, sipas ministrit Manja, është edhe lehtësimi i stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë.

"Edhe sistemi noterial është në fokusin tonë, ku është bërë dhe do të vijojë filtrimi i noterëve në sistem, ku kujtojmë se deri më tani kemi hequr 10 licenca dhe janë në proces hetimi 7 të tjera, që mund t’u hiqet licenca."

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja
https://a2news.com/2023/01/11/arritje-sfida-dhe-objektiva-cuci-riorganizim-te-policise-kriminale/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli