Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Nuk e dija që kisha një vit kohë për autokritikë ndaj shokut Alibeaj”

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 20:17 | Politikë
“Nuk e dija që kisha një vit kohë për autokritikë

Belind Këlliçi, deputet i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryetar bashkie i Tiranës, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, komentoi me ironi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar nga ana e Enkelejd Alibeajt.

“Nuk e dija që paskam patur një vit kohë për të bërë autokritikë ndaj shokut Enkelejd Alibeaj, i cili në komisionin e dëbim-internimeve që ka ngritur në partinë imagjinare që drejton, vendosi që të më largojë nga grupi parlamentar, çuditërisht në pikën kulminante të kapjes në flagrancë të kryebashkiakut Erion Veliaj në një aferë korruptive. Nuk e di se çfarë duhet të bëj unë më shumë sesa të jem krah qytetarëve, të jem duke denoncuar afera, të jem në takime me strukturat e partisë dhe të jem në mbrojtje të interesit publik. Nuk e di se kush janë kriteret që paskam shkelur”, tha Këlliçi.

“Në emër të bashkimit, ne votuam për Salianjin. Të gjithë po punojmë për hir të bashkimit”, shtoi kandidati i PD-së për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Sipas Këlliçit, “do apo nuk do Alibeaj, unë jam deputet i Partisë Demokratike dhe përfaqësoj këtë parti”.

“Nuk është për t’u trajtuar seriozisht kjo çështje. Një individ i vetëm nuk më përjashton dot mua dhe as tre të tjerët. Realiteti është ky. Mua më vjen keq që shpenzojmë minuta të tëra për këtë, kur mund të flisnim për qytetin. Ndoshta kjo është intervista ime e fundit që flas për problematika jashtë qytetit të Tiranës”, theksoi Këlliçi.

https://a2news.com/2023/01/11/perjashtimet-berisha-alibeaj-ka-zbatuar-urdhrin-e-rames-per-salianjin-do-pranoj-vullnetin-e-deputeteve/
https://a2news.com/2023/01/11/perjashtimet-nga-grupi-alibeaj-kritikohet-edhe-nga-deputetet-qe-e-kane-mbeshtetur/

A2 CNN Livestream

Dita jonë