Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Panik për Manuel Neuer

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 21:21 | Futboll
Panik për Manuel Neuer

Manuel Neuer nuk do të luajë më dot për Bayern Munchen deri në fund të sezonit, pas aksidentit me ski që pësoi gjatë pushimeve.

Klubi bavarez saktësoi atëherë se bëhej fjalë për një frakturë në këmbë, por gazeta “Bild” publikon se portieri gjerman ka pësuar një dëmtim shumë më të rëndë sesa është thënë dhe mund të mungojë më shumë sesa parashikimet, ndoshta rrezikon edhe karrierën.

“Bild” pretendon se fraktura ka qenë e plotë dhe i pyetur për këtë, Neuer nuk e ka përgënjeshtruar. Për këtë arsye, drejtuesit e Bayern duan një portier që të zëvendësojë kapitenin e tyre jo në periudhën afatshkurtër, por në periudhën afatgjatë.

https://a2news.com/2022/12/10/neuer-humbet-sezonin-pas-aksidentit-ne-ski/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani