Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Pentagoni heq detyrimin e vaksinimit për ushtarakët

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 08:05 | Bota
Pentagoni heq detyrimin e vaksinimit për ushtarakët

Pentagoni ka vendosur së fundmi të heqë detyrimin për vaksinimin e ushtarakëve kundër Covid, pas miratimit nga Kongresi të një rezolute po për të njëjtën çështje.

Lajmi u dha nga mediat amerikane, të cilat bënë me dije se prej nisjes së pandemisë rreth 8000 njerëz te forcat e armatosura u shkarkuan për mospërmbushje të detyrimit për të vaksinuar.

Sekretari Lloyd Austin reagoi për këtë vendim duke thënë se ishte krenar për veprimet e ndërmarra nga institucioni që ai drejton kundër përhapjes së virusit dhe theksoi se Pentagoni do të vazhdojë të inkurajojë vaksinimin e personelit.

Në qershor të vitit 2021, Pentagoni i kërkoi presidentit amerikan, Joe Biden, për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit, për 1.3 milionë anëtarët e shërbimit ushtarak.

A2 CNN Livestream

Dita jonë