Prostitucion në qendrën e masazheve në Tiranë, në kërkim pronari 23-vjeçar, arrestohet e motra

Publikuar më: 11/1/2023, ora 08:57
qender spa 17 1080x720

Prostitucion në qendrën e masazheve në Tiranë, në kërkim pronari 23-vjeçar, arrestohet e motra

Publikuar më: 11/1/2023, ora 08:57

Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër rast të qendrave të masazheve që përdoren për ushtrim prostitucioni. Kështu, sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, në pranga kanë rënë dy vajza, ndërsa është shpallur në kërkim edhe administratori i kësaj qendre masazhesh.

Në bazë të informacioneve rezultoi se, motra e administratorit të kësaj qendre shfrytëzonte për qëllime prostitucioni një nga punonjëset e qendrës, e cila ndodhej në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.

“Tiranë/Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i shfrytëzimit të qendrave të masazheve, për ushtrim të prostitucionit. Vihen në pranga 2 shtetase, si dhe shpallet në kërkim administratori i kësaj qendre masazhesh. Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përiftuar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra”, arrestuan në flagrancë shtetaset:

– Kristiana Halili, 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

– D. L., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi Kristos Halili, 23 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një qendre masazhesh. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, u konstatua se shtetasja Kristiana Halili (motra e shtetasit Kristos Halili), shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”

Njoftimi i Policisë së Tiranës