Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Pse shohim me "miza"? Sinjalet që duhet të na shqetësojnë

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 20:04 | Lifestyle
Pse shohim me "miza"? Sinjalet që duhet të na

Të ashtuquajturat miza në sy janë pika në shikimin tonë. Ato janë si rrjeta ose fije të zeza që notojnë në fushën e shikimit kur lëvizim sytë. Thuhet se ato shfaqen me kalimin e moshës, pasi substanca xhelatinoze brenda syve bëhet më e lëngshme.

“Mizat” janë fibra mikroskopike të syrit që tentojnë të grumbullohen së bashku dhe mund të krijojnë hije të vogla në retinë. Sapo të filloni të vini re këto lloj “mizash”, duhet të konsultoheni me një okulist.

Shkaqet e shfaqjes së tyre janë shumë të ndryshme, nga plakja, miopia, diabeti, disa lëndime, inflamacionet e rënda, gjakderdhja e syrit, trauma e syrit ose pas një operacioni në sy.

Stresi apo ankthi nuk konsiderohen si shkaktarë, por si faktorë që e përkeqësojnë problemin, kështu që nëse i shihni ato hije apo “miza” në momente stresi, ka mundësi që ato të zhduken ndërsa relaksoheni ose situata stresuese përfundon.

Si duken këto “miza” në sy?

• Nuk qëndrojnë kurrë pa lëvizur, nëse syri lëviz edhe ato lëvizin.

• Janë më intensive kur shikojmë sfonde të ndritshme.

• Shfaqen më shpesh te personat e moshuar ose miopë.

• Ato janë më të dukshme kur shikoni një sfond të ndriçuar, si një qiell blu ose një mur të bardhë.

Aktualisht, nuk ka medikamente apo operacione efektive për eliminimin e tyre, përtej vitrektomisë, që ka efekte anësore shumë serioze, siç është shkëputja e retinës.

Ju duhet të kryeni vizitë nëse shikoni me më shumë “miza” se zakonisht ose nëse kur jeni shtrirë në errësirë, keni humbje të shikimit periferik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë