Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vendet që kanë moshat më të ulëta dhe më të larta të daljes në pension në Evropë

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 17:08 | Bota

Qeveria franceze zbuloi reformën e saj të pensioneve, duke rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 deri në vitin 2030, çka ka sjellë edhe kritika të ashpra si nga  e djathta ekstreme edhe nga e majta ekstreme në  Francë. Por rritja e moshës së daljes në pension nuk është vetëm një tendencë në Francë. Mosha standarde e detyrueshme e pensionit është vendosur të rritet në shumicën e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Moshat aktuale të daljes në pension përfshijnë dy lloje: të hershme dhe standarde. Sipas raportit të OECD-së, për meshkujt, moshat e pensionit të parakohshëm variojnë nga 59 vjet në Lituani në 63.7 vjet në Gjermani. Për gratë, ajo varion nga 58 vjeç në Lituani në 63.7 vjeç në Gjermani.

Në Francë, mosha aktuale e daljes në pension të parakohshëm është 62 vjeç për burrat dhe gratë. 62 vjeç është mosha e pensionit të hershëm në pothuajse gjysmën e vendeve europiane, përfshirë Suedinë, Portugalinë, Norvegjinë, Italinë, Greqinë dhe Austrinë.

Moshat aktuale të daljes në pension janë më të larmishme në krahasim me moshat e pensionit të parakohshëm dhe pasqyrojnë nga afër moshën e pensionit të detyrueshëm. Për meshkujt, ajo varion nga 52 vjeç në Turqi në 67 vjeç në Norvegji dhe Islandë. Për gratë, në Turqi është 49 vjeç, ndërsa Norvegjia dhe Islanda kanë moshat më të larta të daljes në pension prej 67 vjetësh.

Mesatarja e BE-së është 64.3 vjet për burrat dhe 63.5 vjet për gratë. Në Francë, mosha aktuale e daljes në pension është 64.5 vjeç si për burrat ashtu edhe për gratë, sipas të dhënave të OECD. Në Gjermani kjo shifër shkon në 65.7 vjet si për burrat ashtu edhe për gratë.

Duke përjashtuar Turqinë, mosha minimale aktuale e daljes në pension në të gjithë Evropën është 62 vjet për burrat dhe 60 vjet për gratë. Mosha aktuale e daljes në pension është 65 vjeç ose më shumë në shumicën e vendeve evropiane ku disponohen të dhënat e OECD.

Nga vendet anëtare të BE-së, Greqia, Italia, Luksemburgu dhe Sllovenia kanë moshën më të ulët aktuale të daljes në pension, me 62 vjet si për burrat ashtu edhe për gratë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli