Vjedhja e qindra mijëra eurove, Berisha: U hoq kapaku i një pusete

Publikuar më: 11/1/2023, ora 13:53
sali berisha tiktok 1280x720

Vjedhja e qindra mijëra eurove, Berisha: U hoq kapaku i një pusete

Publikuar më: 11/1/2023, ora 13:53

Që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, atëherë kur mbajti konferencën e fundvitit, kreu demokrat, Sali Berisha, nuk ishte shfaqur në publik për shkak të një viroze.

Berisha është rishfaqur në publik, këtë të mërkurë, dhe këtë e ka bërë fillimisht në rrjetin social TikTok.

Ai komenton rastin e vjedhjes së qindra mijëra eurove në shtëpinë e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi. Berisha e quan këtë ngjarje si “heqjen e kapakut të një pusete”.

“Mirëdita dhe përshëndetje miqtë e mi të TikTok!

Nis me kënaqësi sot komunikimin direkt me ju, pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të një gripi. Unë duke ju shprehur mirënjohjen për mbështetjen tuaj cilësore dhe shumë të rëndësishme, gjithashtu dua të shpreh besimin se ky vit do të jetë një vit i madh shprese, një vit në të cilin ne do realizojmë projektet tona në interesin tonë dhe të vendit.

Krahu tjetër është një kaos, është sot më i deskrituar se kurrë. Rasti i Rozeta Dobi-t, Alda Klosit është heqja e kapakut të një pusete, në të cilët vërshuan në të katërta anët gjirizet e llumit qeveritar. Në këtë kontekst ajo që bën më përshtypje është se si ka mundësi një njeri që vjen me një apartamet të 40 m2 në Tiranë, lumturohet me 7 të tjera të tilla, pa llogaritur makinat, bizhutë etj, etj. Por po kaq përshtypje të bën fakti se Edi Rama bëri gjithçka fillimisht të fshihte identitetin e Alda Klosit, pasi këtë kishte bërë në raste të tjera me sukses me ministrat e tij kur ishin vjedhur banesat si Gjiknuri apo flitet për Beqja e Spiropali e të tjerë.

Sidoqoftë ne sot jemi në një përpjekje të re, në fushatën për zgjedhjen e Këshilltarëve për Komunat dhe Bashkitë. Le të bëjmë gjithçka për të zgjedhur më të mirët në parlamentet lokale dhe nuk ka diskutim se më të mirët gjenden midis jush të dashur të rinj e të reja që ndiqni TikTok-un.

Ndaj ju ftoj me guxim të merrni pjesë në këtë fushatë në të cilën ju do t’i bëni qytetet tona më të lira, më demokratike, më të bukura! Faleminderit dhe një herë një vit të mbarë!”.

Sali Berisha
@prof.dr.saliberisha

Një përshëndetje për të gjithë ju miq, në këtë fillim viti!

♬ original sound – Sali Berisha