Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ylli i Brazilit akuzohet për ngacmim seksual

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 17:13 | Futboll
Ylli i Brazilit akuzohet për ngacmim seksual

Dani Alves është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një vajzë, në një klub nate në Spanjë.

Gjithçka ka ndodhur të premten e 30 dhjetorit, kur braziliani ishte me pushime dhe po argëtohej në një nga klubet e natës në Barcelonë.

Sipas vajzës spanjolle, futbollisti e kishte prekur në vende intime pa dëshirën e saj. E tronditur, ajo lajmëroi mënjëherë policinë që nisi hetimet për brazilianin.

Vetë 39-vjeçari deklaroi se nuk e njihte vajzën në fjalë, duke mohuar gjithçka.

Shumë shpejt, Dani Alves do të dalë para gjykatës për të dhënë versionin e tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani