Zbulohet fytyra e vërtetë e Faraonit Ramses II

Publikuar më: 11/1/2023, ora 21:54

Zbulohet fytyra e vërtetë e Faraonit Ramses II

Publikuar më: 11/1/2023, ora 21:54

Pas 3300 vjetësh, Faraoni i madh Ramses II shihet sërish i “ringjallur” me ndihmën e arkeologjisë, antropologjisë fizike, burimeve letrare dhe teknikave moderne të përpunimit të imazheve.

Ai vdiq në moshën 90-vjeçare, duke lënë pas një mori grash dhe fëmijësh, tempujsh dhe pushtimesh, i vetëdijshëm se e kishte bërë Egjiptin më të madh. Por pa e ditur se ai do të bëhej edhe një personazh negativ në rrëfimin biblik. Ramsesin II, i identifikuar nga peshkopi grek Eusebius i Cezaresë (265-340 pas Krishtit), faraoni që nuk donte ta linte popullin hebre të lirë në Librin e Eksodit dhe i ndëshkuar nga “murtaja” e njohur e Egjipit.

Faraoni Ramses II ishte sundimtari më i fuqishëm i Egjiptit të lashtë dhe jetoi nga viti 1303 deri në 1213 para Krishtit. Mumja e tij u zbulua në 1881 dhe ruhet në Muzeun Kombëtar të qytetërimit egjiptian në Kajro.

Për një personazh i tillë ia vlente një portret 3D, rindërtimi i fytyrës së tij nga studiuesit në Face Lab të Universitetit John Moores në Liverpool.

Ekipi i udhëhequr nga Caroline Ëilkinson, në bashkëpunim me Universitetin e Kajros dhe në veçanti me Sahar Saleem, një ekspert i mumieve dhe profesor i radiologjisë, ka rindërtuar pamjen e faraonit si kur ishte 45 vjeç ashtu edhe në pleqëri duke përdorur teknikat avangardë.

Së bashku me të dhënat historike të faraonit u përdorën tomografia e kompjuterizuar (TC) por edhe imazhe piktoreske dhe skulpturore . Në praktikë, mumja u “çfashua” me softuerin TC, duke hequr gjithçka që ishte shtuar gjatë balsamimit.

Më pas u deshën tre muaj punë për të veshur kafkën e lëkurës dhe kockave të Ramses II me “teksturat CGI” (computer-generated imagery, imazhe të krijuara nga kompjuteri), të cilat riprodhuan grafikisht teksturën dhe minimumet në detajet 3D të materialit të tij origjinal organik. Tiparet e faraonit u rindërtuan në detaje, fillimisht duke renderuar sipërfaqen e kafkës, më pas duke mbivendosur strukturën e muskujve, shtresën e yndyrës dhe në fund tiparet e lëkurës. Falë teksteve egjiptiane, ngjyra e syve, flokëve dhe madje edhe nishaneve të Ramses II është gjurmuar.

“Ne fillimisht u fokusuam në tiparet më të dukshme. Për shembull, në Ramses II ka një kockë hundore shumë të madhe. Ndodhet midis syve, shumë e lartë, e theksuar”, shpjegon një nga studiuesit.

Për të gjurmuar muskujt e fytyrës së faraonit, ekipi i Face Lab përdori gjithashtu softuer të dedikuar për rindërtimin e mjekësisë ligjore të personave të zhdukur, trupave të gjetur të panjohur ose kriminelëve.

“Sa më i qëndrueshëm ishte një muskul i fytyrës i gjallë, aq më shumë lidhjet e tij lanë shenja të dukshme në sipërfaqen e kafkës. Nga mbetjet skeletore, maskat e vdekjes dhe portretet e lashta, ne synojmë të vërtetojmë fytyrat e figurave kryesore historike. Përfaqësimi i tyre ofron një mundësi për t’u lidhur me ta si individë dhe jo koncepte apo emra të shkruar në libra”, theksojnë studiuesit.

Ndërsa zhvillohen metodat shkencore dhe teknikat e vizualizimit, këto rindërtime 3D ofrojnë njohuri të reja jo vetëm për personazhet, por edhe për popujt e lashtë.

“Është përmes paraqitjeve vizuale të fytyrave që ne jemi në gjendje të nxjerrim në dritë burrat dhe gratë e së kaluarës në realitetin e tyre, duke kapërcyer edhe paragjykimet njohëse”, shprehen ata.