Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zjarri djeg kampin ku qëndronin të rinjtë e LRI në Jalë

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 11:41 | Kronikë

Digjet gjatë mbrëmjes së të martës një njësi shërbimi në Jalë. Sipas informacionit paraprak nga Shërbimi zjarrfikës në Himarë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike.

Si pasojë, zjarri ka përfshirë të katër dhomat që shërbenin si hotel, ndërsa janë shkrumbuar të gjitha pajisjet elektrike. Zjarrfikësit kanë mundur të lokalizojnë e më pas të shuajnë flakët.

Godina që shërbente si kuzhinë, bar, restorant dhe 4 dhoma hoteli, mësohet se gjatë sezonit veror shërbente për të rinjtë e LRI-së.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë