30 vjet marrëdhënie diplomatike, Shqipëria hap ambasadë në Ukrainë, i uron triumf ndaj Rusisë

Publikuar më: 12/1/2023, ora 13:07
XHACKA GERVALLA frame 732 1280x720

30 vjet marrëdhënie diplomatike, Shqipëria hap ambasadë në Ukrainë, i uron triumf ndaj Rusisë

Publikuar më: 12/1/2023, ora 13:07

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, njoftoi ngritjen e përfaqësimit tonë diplomatik në Ukrainë, me hapjen e ambasadës së Shqipërisë në vendin që prej afro një viti është nën sulmin e Rusisë.

Njoftimin Xhaçka e bëri ditën kur shënohet 30-vjetori i marrëdhënieve diplomatike me Ukrainën.

”Rezistenca heroike e Ukrainës është një luftë për liri dhe një refuzim i një rikthimi në tiraninë nga e cila kemi dalë të dyja vendet shumë kohë më parë”, shkruan Xhaçka duke uruar për triumfin e Ukrainës ndaj Rusisë.